Mbappe te Real Madrid, drejtori sportiv i Bajern ngre alarmin: Të pangopurit për para po kthehen në gozhda të arkivolit të futbollit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Transferimi i Kylian Mbappe nga PSG tek Reali i Madridit ka dominuar vëmendjen e merkatos së verës dhe përveç emocioneve apo zhgënjimit të krijuar nga lajmet, nuk ka munguar shqetësimi.

Ky është rasti i Max Eberl, drejtorit sportiv të Bajern Munchen, i cili paralajmëroi botën e futbollit për këtë lloj transferimi.

 ‘Gjithmonë mund të bëheni më të pangopur për para, por të gjithë ata që janë të pangopur për para gradualisht bëhen gozhdë në arkivolin e futbollit’, deklaroi Eberl për Sueddeutsche Zeitung.

Eberl vijoj më tej duke deklaruar se kjo situatë nuk i jep shpresë pasi sipas tij paratë po largohen nga tregu dhe asnjë klub nuk përfiton prej tyre. 

Sipas tij përfitues mund të jenë lojtarët, familjet e tyre dhe agjentët por jo klubet. Menaxheri 50-vjeçar po punon me Bayern për të ndërtuar jnë ekip të ri pas emërimit në stolin e bavarezëve të belgut Vincent Kompany.

Share This Article