Britania e Madhe ka marrë 300 ventilatorë nga Kina në luftën kundër koronavirusit, deklaroi ministri i kabinetit të vendit, Michael Gove, shkruan “Mail Online”.
Ventilatorët mbërritën dje në bazën ushtarake britanike “MoD Donnington”, e vendosur në Shropshire.
Sekretari i Jashtëm Dominic Raab konfirmoi ardhjen e tyre, duke shkruar në Twitter “Sot morëm 300 ventilatorë të blerë nga Kina, për spitalet NHSuk”.
“Gjatë javëve të ardhshme presim mijëra të tjera”, shtoi ai./ATSH/