Mbërrijnë edhe 7020 doza të Pfizerit në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

7020 doza të tjera të vaksinës anti-COVID Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

Rama ka shtuar se të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijnë shumë shpejt.

“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë. Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”, ka shkruar Rama.

Share This Article