Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë të tjerë me afganë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë mbërritur në vendin tonë edhe dy avionë të tjerë me shtetas afganë.

Ministria e Jashtme njofton se 182 afganë të tjerë kanë mbëritur në vendin tonë me dy avionë, tëcilët janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe në struktura hoteliere në Durrës.

“Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 03:50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino.

Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Share This Article