ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë 6 hours ago
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi 6 hours ago
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi 7 hours ago
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë 7 hours ago
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mbërrin grupi tretë i afganëve në Kosovë

albnews by albnews
31 August, 2021
in Kosova
0
Mbërrin grupi tretë i afganëve në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Grupi i tretë i qytetarëve afganë, arriti në Kosovë më 31 gusht. Aeroplani i forcave amerikane, i nisur nga Gjermania, aterroi në Aeroportin “Adem Jashari” rreth orës 17:00 me 131 afganë në bord.

Deri më tani, Kosova ka strehuar 355 afganë, të cilët do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet anëtar të NATO-s.

RelatedPosts

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Më herët gjatë së martës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se pak pas mesnate, në Kosovë arritën 113 afganë, që ishin bashkëpunëtorë të NATO-s dhe familjet e tyre.

“Strehimi i tyre është i përkohshëm edhe bazuar në vendimet e qeverisë. Ne kemi marrë zotimin e aleatëve tanë që strehimi i tyre të zgjatë sa më shkurt që është e mundur. Bëhet fjalë për çështje javësh, mos të them muajsh”, tha ai.Reklamë

Sveçla tha se nuk e di numrin e saktë të fëmijëve në grupin e dytë, por edhe të grupit të tretë që erdhi më 31 gusht. Megjithatë, ai tha se nëse është e nevojshme, Kosova do të mundësojë që ata të edukohen.

“Jam i bindur se strehimi i tyre nuk do të zgjasë aq shumë sa të fillohet me përgatitjet e vitit shkollor”, theksoi Sveçla.

Sipas tij asnjë nga shtetasit afganë nuk është i infektuar me koronavirus dhe ata do të vaksinohen me vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai po ashtu tha se afganët që kanë ardhur në Kosovë janë regjistruar në databazën e policisë kufitare dhe janë akomoduar në ish-kampin e Bechtel-Enka në Ferizaj.

Sipas minstrit Sveçla, tha se kushtet në këtë vend janë të mira, por ai shtoi se këta persona, që kanë ikur nga lufta, kanë nevojë edhe për ndihmë psiko-sociale, e cila “do t’iu ofrohet në koordinim me shtetet e NATO-s dhe SHBA-së”.

“Ne nuk do të kursehemi me mundësitë dhe kapacitetet tona”, tha Sveçla.

Në Kosovë të dielën, më 29 gusht arriti grupi i parë prej 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Ata arritën në Prishtinë më 29 gusht.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, XhelalSveçla, më herët pati deklaruar se rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë.

Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka kapacitete teknike për strehimin e tyre.

“Strehimi i qytetarëve afganë nga Kosova është një vendim i drejtë, jo vetëm nga aspekti moral dhe humanitar që Kosova po e zgjatë dorën e ndihmës për njerëzit në nevojë në kohë të krizave, por gjithashtu rikonfirmohet pozicionimi strategjik i Kosovës karshi aleatëve të NATO-s”, thotë Balaj.

Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të strehojë përkohësisht qytetarët afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.

Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.

Qindra afganë janë strehuar edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Shtetet e Bashkuara më 30 gusht e kanë përfunduar tërheqjen e plotë nga Afganistani pas 20 vjetësh të prezencës ushtarake atje.

Vendi tashmë është nën kontrollin e talibanëve dhe shumë afganë e kanë të paqartë të ardhmen e tyre nën sundimin taliban.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

24 November, 2025
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

24 November, 2025
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

24 November, 2025
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result