Mbesa e dëshmorit të luftës së UÇK-së në Kosovë, shembull suksesi në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fjoralba Ademaj, mbesa e dëshmorit të luftës së UÇK-së në Kosovë, Vezir Ademaj është një tjetër histori shqiptare suksesi përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një foto të postuar pikërisht më nxënësen e dalluar të Nju-Jorkut, Fjoralbën, shprehet se dëshmi të tilla flasin për sakrificën më të lartë të dëshmorëve të luftës.

“Në shkollën ”Children of the Eagle” takova edhe nxënësen e dalluar të Nju-Jorkut, Fjoralba Ademaj, mbesën e dëshmorit të luftës së UÇK-së, Vezir Ademaj! Ky i fundit la jetën e qetë të perëndimit për t’iu bashkuar luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës. Në fund, vendi të cilit ai trimërisht i fali jetën, e kujtoi me nderim dhe përulje duke i dhënë titullin hero”.

“Mbesa e tij sot, pavarësisht historive të dhimbshme e sfidave të panumërta familjare, mëson shqip në Nju Jork dhe shkëlqen në mësime si nxënëse shembullore mes ShBA-ve! Shembujt si Fjoralba janë dëshmia më e prekshme se secila sakrificë për pothuajse një shekull histori nën pushtim ka pasur vlerë sublime”, shprehet ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj./ATSH/

Share This Article