“Mbështesim luftën kundër korrupsionit”- Basha: Çdo përpjekje e krimit të organizuar me syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se është në mbështetje të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se ‘fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët’.

Basha thekson se ‘çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë’.

REAGIM I LULZIM BASHËS

Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.

Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK.

Share This Article