Mbështetës të Vetëvendosjes do të udhëtojnë nga Britania e Madhe për të votuar më 6 tetorit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një udhëtim për datën e zgjedhjeve në Kosovë.

Me sloganin “Mërgata me Lëvizjen”, dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe ka bërë të ditur se një grup anëtarësh dhe simpatizantësh do të udhëtojnë për Kosovë për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me datën 6 tetor.

Njoftimi i LVV-së në Facebook:

MËRGATA ME LËVIZJEN!

Të dashur anëtarë, aktivistë dhe simpatizues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

Zgjedhjet në Kosovë janë caktuar me 6 tetor 2019 dhe ne anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje në Britani e kemi mundësinë të jemi pjesë e fitores së madhe duke marrë pjesë masivisht në këto zgjedhje.

Mundësitë e udhëtimit jane të shumta përmes Wizzair:
2 TETOR
London Luton – Prishtine ora 06:05
London Luton – Tirane ora 15:20

3 TETOR
London Luton – Tirane ora 14:00
London Luton – Shkup ora 08:55

4 TETOR
London Luton – Prishtine ora 06:05
London Luton – Tirane ora 15:20

5 TETOR
London Luton – Tirane ora 14:00
London Luton – Shkup ora 08:55

6 TETOR
London Luton – Prishtine ora 06:55
London Luton – Tirane ora 15:20
London Luton – Shkup ora 08:55

Çmimet janë përgjithësisht të volitshme andaj ju kemi borxh brezave që vijnë angazhimin dhe votën tonë në këtë moment historik.

Ju falem nderit dhe mirupafshim në fitoren historike!

Share This Article