Mbështetësit u mblodhën poshtë shtëpisë së Berishës, Klevis Balliu: Asgjë nuk e ndal aksionin opozitar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme  mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, u mblodhën në mbështetje të tij poshtë banesës në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Berisha doli në dritare duke i përshëndetur me dy gishtat lart, duke i cilësuar luftëtarë të betejës së tyre kundër diktaturës së drogës, krimit dhe korrupsionit.

Në lidhje me protestën e zhvilluar, ka reaguar ish-deputeti Klevis Balliu, i cili shprehet se qytetarët mbushën rrugët në mbështetje të ish-kryeministrit, ndërsa thekson se aksioni opozitar vazhdon.

“Sali Berisha del te përshëndes qytetarët qe kanë mbushur rrugët në mbështetje të tij.
Asgje nuk e ndal aksionin Opozitar”, shkruan ai.

Share This Article