Mbështetja nga IPARD, plantacion me shegë për eksport në Fier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prodhimet shqiptare po kërkohen gjithmonë e më tepër në tregjet e huaja, duke treguar rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e standardeve të produkteve vendase.

Agro HRP3M në fshatin Bashkim, Fier, me pronar Hysni Myrtaj  është një ndër sipërmarrjet me plantacionet më të mëdha të shegëve në vend, e cila prodhon për tregun vendas dhe atë evropian, me destinacion kryesor Austrinë.

Mbështetur nga programi IPARD II, për zgjerimin e sipërfaqes së mbjelljeve, ujitjen me pika dhe zbatimin e teknikave të duhura të kultivimit, Agro HPR3M, sot ka një sipërfaqe prej 14 hektarë me shegë.

Përmes programeve subvencionuese synohet fuqizimi i fermerëve në vend, rritja e bashkëpunimit midis tyre, krijimi i sipërmarrjeve të mëdha, për të gjeneruar më shumë punësim dhe të ardhura në zonat rurale.

Share This Article