Mbështetja për Izraelin, e palëkundur”, Blinken: SHBA po punon për të liruar pengjet e Hamasit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi me kryeministrin e Katarit, nga ku ka shprehur mbështetjen e palëkundur të SHBA për Izraelin.

Ai tha se SHBA dhe aleatët e saj në të gjithë rajonin “po punojnë me emergjencë” për të liruar pengjet e Hamasit.

Izraeli ka të drejtën, detyrimin, të mbrojë popullin e tij dhe të përpiqet të sigurojë që Hamasi të mos mund të përsërisë kurrë atë që ka bërë”, u shpreh Blinken.

Ai shtoi se i ka kërkuar Izraelit të marrë çdo “masë paraprake të mundshme” për të shmangur cenimin e civilëve.

Duke folur për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, ai theksoi se situata është komplikuar nga Hamasi që ka përdorur “civilët e pafajshëm si mburoja njerëzore”.

Share This Article