Bota
Mbështetje nga shteti për Air France dhe Austrian Airlines
Prej pandemisë Corona qarkullimi ajror është paralizuar. Qindra mijëra vende pune janë në rrezik. Shteti në Francë dhe Austri mbështet kompanitë kombëtare ajrore Air France dhe Austrian Airlines.
Franca ka shpallur “gjendjen e emergjencës për të shpëtuar industrinë e qarkullimit ajror”, kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire duke paraqitur planin në Paris. Pa ndihma rreth një e treta e 300.000 vendeve të punës mund të humbasë në industrinë franceze të qarkullimit ajror si dhe në degët e furnizimit të saj. Kjo mund të ishte e ngjashme me një “dramë shoqërore”, theksoi ministri. Pritet që qarkullimi ajror të arrijë pas dy ose tre vjetësh nivelin që kishte në dhejtor 2019. Njëkohësisht kjo degë, e cila ka pasur së fundi një xhiro vjetore prej 58 miliardë eurosh të bëhet “më ekologjike dhe më e aftë për konkurrencë”. Plani i shpëtimit parashikon investime shtetërore në vlerën 1,5 miliardë euro për hulumtimet për prodhimin e avionit “neutral në emetimin e CO2”, i cili të jetë i gatshëm për funksionim duke nisur nga vitit 2035.
Air France në fokus
Zëri kryesor në paketën financiare të shpëtimit me një volum prej 15 miliardë eurosh i kushtohet shoqërisë kombëtare ajrore Air France me shtatë miliardë euro. Këto ndihma përbëhen nga një kredi shtetërore prej tre miliardë eurosh dhe një kredi garancie me katër miliardë eurot e tjera.

Krahas kësaj paketa përmban një sërë zërash të tjerë ndihme. Qeveria dhe sipërmarrjet më të mëdha të qarkullimit ajror duan të krijojnë një fond investimesh me vlerën 500 milionë euro, që në afat të mesëm të gjenerojë një miliardë euro. Fondi duhet të nxisë ndër të tjera automatizimin e prodhimit, ku Franca sipas ministrit francez të Ekonomisë, është prapa Gjermanisë. Europa duhet ta ruajë pozicionin e saj në tregun botëror që ka siguruar me prodhimin e Airbus-it kundrejt konkurrencës me koncernin e SHBA-së, Boing, apo prodhuesin kinez në ekspansion Comac, theksoi Le Maire.
Shtyhet afati i shlyerjeve të kredive shtetërore
Për të mbështetur Airbus-in, shteti francez i ka dhënë prioritet porosive për prodhimin e avionëve cisternë dhe të tjera pajisjeve ushtarake. Bashkë me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe Franca gjithashtu ka vendosur një shtyrje me një vit të afateve për shlyerjen e kredive shtetërore të dhëna për avionët. Kjo masë lehtësuese ka një volum financiar prej 1,5 miliardë eurosh. Në këmbim për këtë qeveria kërkon që kjo degë e industrisë të garantojë vendet e punës si dhe investimet në mbrojtjen e klimës, për të ulur kuotën e emetimit të gazrave të dëmshme për mjedisin.
Edhe në vende të tjera janë marrë masa për të mbështetur financiarisht kompanitë kombëtare ajrore. Të hënën (08.06) Austria dhe Lufthansa e Gjermanisë ranë dakord për një paketë financiare shpëtimi prej njëqind milionë eurosh për filialin austriak të Lufthansa-s, Austrian Airlines. Sikurse njoftoi kancelari austriak Sebastian Kurz në Vjenë, shteti po e mbështet shoqërinë ajrore me 450 milionë euro. Krahas kredive bankare prej 300 milionë eurosh, të garantuara 90% nga shteti, shoqëria ajrore do të marrë edhe një suplement prej 150 milionë eurosh duke e rritur kësisoj paketën e shpëtimit në vlerën 600 milionë euro. Ky inxheksion financiar duhet të miratohet nga Komisioni i BE-së.
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
Bota
“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë
Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për Gjermaninë dhe për gjithë Evropën. Kjo ishte perspektiva e paraqitur nga Kancelari Federal Gjerman, Friedrich Merz, në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ku theksoi rëndësinë e këtij viti për të ardhmen e vendit dhe të kontinentit.
“Mund të jetë një vit në të cilin Gjermania dhe Evropa do të rimarrin në dorë paqen, lirinë dhe prosperitetin me forcë të përtërirë”, u shpreh Merz gjatë fjalimit.
Kancelari kujtoi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria e tij, duke përfshirë ndryshimet në shërbimin ushtarak, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, uljen e burokracisë si dhe heqjen e të ardhurave bazë, të cilat janë zëvendësuar me sistemin e sigurimit bazë.
Duke iu referuar sfidave demografike, Merz theksoi se shoqëria gjermane po plaket dhe se brezi i “baby boomers” po i afrohet moshës së pensionit. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për krijimin e një ekuilibri të ri në sistemet e sigurimeve shoqërore, që të përmbushë në mënyrë të drejtë nevojat e të gjitha brezave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëhiqen nga frika apo dekurajimi, por nga besimi dhe bindja se Gjermania ka aftësinë për të përballuar edhe sfidat më të mëdha.
Në fund, Merz kërkoi sërish durim nga qytetarët, duke pranuar se reformat nuk kanë dhënë ende rezultatet e dëshiruara. “Nuk është e mjaftueshme, por qeveria federale ka filluar punën e saj dhe jam i bindur se përfitimet do të vijnë, edhe pse do të kërkojnë kohë”, deklaroi ai.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania4 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK23 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
