Mbetet ne burg shqiptari që zmbrapsi huliganët maqedonas anti-shqiptarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata penale njoftoi se ka shqiptuar tetë ditë paraburgim për Isuf Kokan, i cili gjuajti me pistoletë gjatë momentit kur turma e protestusve kundër propozinit francez u afrua pranë biznesit të tij.

Isuf Koka është vëlla i Zudi Enuzi Koka, drejtor i NP “Higjienën komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi pas incidentit.

Isuf Koka është personi që u arrestua nga policia pasi gjuajti dy-tre plumba në ajër, pasi prona e tij private – hotel De Koka dhe dy dyqanet në sheshin Skenderbeu u sulmuan nga protestuesit maqedonas.


Dhjetëra huliganë maqedonas filluan të gjuanin gur në drejtim të dyqaneve te parkingu i Skenderbeut, ndërsa u dëmtuan edhe disa vetura të parkuara. Pasi policia po reagonte me vonesë dhe turma tentoi të futet në Çarshi, pronari i hotel De Koka dhe dy dyqaneve tjera, Isufi nxori pistoletën me leje dhe gjuajti dy-tre plumba në ajër.
Protestuesit u larguan, ndërsa pas disa minutave, ai u arrestua.
Në ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, është munduar që nëpërmjet këtij incidenti, ta kthejë vëmendjen nga ai. Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se “ky është personi që sonte deshi të më vrasë”. Megjithëse e vërteta është krejtësisht tjetër – në kohën kur Mickoski dhe turma e madhe kaloi urën dhe arritën gati te Ministria e Punëve të Jashtme, dhjetëra huliganë provokuan situatën në Çarshi dhe Isufi gjuajti në mbrojtje të pronës private.

https://youtu.be/sYLUOC1Y1go
https://youtube.com/shorts/7jZ6ixBksKU?feature=share

Share This Article