Mbeti ”non grata”, Sali Berisha pranon humbjen me Britaninë e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha ka pranuar humbjen e betejës ligjore, lidhur me shpalljen e tij ”non-grata” nga Britania e Madhe. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kërkesa nuk ishte për të hequr statusin ”non-grata” të shpallur dy vjet më parë, por për të kundërshtuar procedurën e ndjekur. Ai paralajmëron se do t’i drejtohet Strasburgut.

”Kërkesa ime nuk ka qenë për heqjen e non gratës por për mosndjekjen e procedurës. Kjo tani më hap mua rrugën që avokatët e mi të merren me ndjekjen e mundësisë për në Strasburg.

Ky proces i cili diskretiton çdo vend të lirë, që unë të padisja për shpifje sikurse veprova me sekretarin Blinken.

Ata kanë bërë shkelje të rënda procedure. Avokatët nuk kanë kthyer akoma një përgjigje përfundimtare nëse përputhet me veprimtarinë e Strasburgut apo jo. Në princip po, por duhet ta elaborojnë më shumë”, u shpreh kreu i PD-së.

Share This Article