Mbetjet toksike në Korçë, FA pastrojnë depot nga lëndët kimike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas zjarrit të rënë pasditen e së shtunës në ish-depot e Trikotazhit në Korçë, u kërkua ndërhyrja e Forcave të Armatosura për shkak të djegies së lëndëve kimike dhe ndotjen e zonës përreth.

Një grup nga kompania e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë të Forcës Tokësore shkoi në vendngjarje, ku bëri matjet me aparatura të posaçme të zbulimit kimik, duke evidentuar 2 vatra të ndryshme brenda godinës, të cilat kishin shkaktuar reaksionin kimik.

Pasi analizuan të gjithë faktorët, specialistët e kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë i neutralizuan të dyja vatrat që shkaktonin ndotjen.

Pas neutralizimit të vatrave, specialistët monitoruan vatrat për rreth 2 orë në pritje se mos riaktivizoheshin sërish, gjë e cila nuk ndodhi.

Pasditen e së shtunës një zjarr përfshiu fabrikën e ish-Trikotazhit në qytetin e Korçës. Lëndët kimike që u dogjën bënë reaksion duke lëshuar në ajër gazra toksikë, shumë të dëmshëm për jetën e qytetarëve.

Share This Article