ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 6 hours ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 6 hours ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mbi 1.3 milionë qytetarë të Kosovës vizituan Shqipërinë gjatë këtij viti

albnews by albnews
24 August, 2021
in Albania, Kosova
0
Mbi 1.3 milionë qytetarë të Kosovës vizituan Shqipërinë gjatë këtij viti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

7-mujori ka rezultuar pozitiv për turizmin shqiptar që duket se po rikuperohet, pas goditjes që mori një vit më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, deri në fund të korrikut në Shqipëri hyn mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, duke iu përafruar niveleve të vitit 2019.

RelatedPosts

Edi Rama nuk e futi në listë për deputet me PS, mjeku Kristo Papa i bashkohet partisë së Nigel Farage në Britani

Dy vite nga vdekja e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit

Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës

Fluksi më i madh siç shkruan Top Channel, është shënuar në muajin korrik me mbi 1.1 milionë vizitorë të ardhur, gati 3 herë më i lartë se korriku i vitit të shkuar kur masat anti Covid detyronin kufizimet e lëvizjeve.

Peshën kryesore e ka mbajtur turizmi patriotik edhe këtë sezon turistik pasi vizitorët nga Kosova arritën në mbi 1.3 milion në fund të korrikut, duke tejkaluar edhe shifrat e vitit 2019.

Veç saj, ndikim në shpëtimin e sezonit kanë dhënë edhe shtetasit nga Maqedonia e Veriut që kanë parë një rritje të ndjeshme në 336.5 mijë vizitorë, teksa kjo verë ka rikthyer edhe polakët, duke bërë që për 7-mujorin të vijnë në vend mbi 56 mijë turistë nga Polonia, të cilët u larguan një vit më parë edhe si pasojë e masave kufizuese.

Ajo që vihet re nga të dhënat e INSTAT, është një rritje e fortë e numrit të udhëtareve transit që e përdorin Shqipërinë si pikë kalimi në 95.8 mijë në total, teksa hyrjet për qëllime biznesi kanë parë një rënie në raport me një vit më parë.

Por, lehtësimi i masave anti Covid dhe lejimi i kalimit përtej kufijve ka bërë që edhe shqiptarët të dynden jashtë vendit për pushime. Sipas INSTAT, për 7-mujorin e këtij viti numri i shtetasve shqiptarë të dalë jashtë shtetit arriti në 2.1 milionë, rreth 34% më shumë se një vit më parë.

Pavarësisht ecurisë pozitive që paraqesin shifrat e INSTAT, turizmi duket ende larg rikuperimit të plotë dhe vështirë të arrijë nivelet e vitit ‘të artë ‘2019 me 6.4 milionë vizitorë të huaj

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

24 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result