Mbi 1.7 milionë viktima nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

1 milionë e 766 mijë e 147 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, deri tani 80 milionë e 778 mijë e 917 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 56 milionë e 983 mijë e 625 persona janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me 19 milionë e 433 mijë e 847 raste dhe 339 mijë e 921 viktima, pastaj India me 10 milionë e 188 mijë e 392 të infektuar dhe 147 mijë e 659 viktima dhe Brazili me 7 milionë e 465 mijë e 806 të infektuar dhe 190 mijë e 815 viktima.

22 milionë e 29 mijë e 145 raste janë aktive me këtë virus në botë, ndërsa 105 mijë e 470 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë që BE ka miratuar vaksinën kundër COVID-19, andaj shumë shtete kanë filluar vaksinimin kundër COVID-19, përfshirë këtu edhe Serbia, Italia e Gjermania.

Share This Article