Mbi 1.800 të burgosur u arratisën, 35 refuzuan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 1.800 të burgosur kanë arritur të arratisen nga një burg në Nigeri pasi ndërtesa u sulmua nga disa persona të armatosur, thanë zyrtarët.

Raportohet se sulmuesit arritën të futen në oborrin e burgut në juglindje të qytetit Owerri duke përdorur lëndë shpërthyese në bllokun administrativ. Gjashtë të burgosur janë kthyer, ndërsa 35 të tjerë refuzuan të largohen.

Policia e akuzoi grupin ilegal “Populli Indogjen i Biafras” për kryerjen e këtij sulmi. Megjithatë, raportohet se ky grup ka mohuar se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj burgut.

Shërbimi Korrektues i Nigerisë ka konfirmuar se 1.844 të burgosur janë arratisur nga burgu në rajonin Imo, shkruan BBC.

Ky organ tha se disa persona të armatosur rëndë e sulmuan burgun pasi erdhën me vetura dhe autobusë. Një zëdhënës i policisë tha se sulmuesit kishin granata, mitralozë, mjete shpërthyese dhe pushkë të gjata.

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, tha se ky sulm është akt terrorizmi i kryer nga anarkistët. Ai u bëri thirrje forcave të sigurisë që t’i kapin sulmuesit dhe të burgosurit e arratisur.

Share This Article