Mbi 1.9 milionë të infektuar, 20 mijë të vdekur nga koronavirusi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave më të reja të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve me koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 1 milion e 920 mijë njerëz, ndërsa numri i viktimave në 119 mijë e 686 persona. Ndërkohë numri i atyre që janë shëruar nga virusi i ri ka shkuar në 453 mijë e 357 njerëz.

Në vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të të infektuarve vazhdojnë të mbetën bindshëm Shtetet e Bashkuara me mbi 23 mijë viktima dhe më shumë se 582 mijë të prekur.

Italia ndodhet në vendin e dytë sa i përket numrit të viktimave me 20,465 raste fatale, kurse në vendin e tretë me numrin e të infektuarve me 159 mijë persona.

Spanja është e treta në botë për numrin e të vdekurve me 17,756 viktima, ndërsa e dyta për numrin e të infektuarve me mbi 170 mijë të prekur.

Më së shumti të shëruar ka në Kinë – mbi 78 mijë persona, pastaj Spanja i ka mbi 64 mijë, aq sa ka edhe Gjermania.

Koronavirusi është përhapur në 185 shtete dhe territore të ndryshme në mbarë botën pasi për herë të parë ishte shfaqur në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar.

Share This Article