Rreth 1200 turistë anglezë kanë mbërritur këtë të enjte në jug të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur me anë të një postimi në Facebook nga kryeministri Rama, i cili shkruan se turistët kanë ardhur më anije në portin e Himarës.
Rama shkruan më tej se Shqipërisë do të presë edhe 5 mijë turistë të tjerë anglezë gjatë ditëve në vijim.
“1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Himarës, si asnjëherë më parë. Në ditët në vijim edhe 5000 turistë të tjerë që do të hyjnë në bregdetin tonë nga ky port”, shkruan Rama.