Mbi 10 ambulanca me pacient me Covid presin për t’u futur në spital (Foto)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shifrat me Covid rriten çdo ditë. Situatë që përkthehet edhe me mbushjen e shtretërve në spitale. Spitalet dedikuar COVID-19 janë në limitet e kapaciteteve të tyre të shtretërve.

LSA sjell pamje nga Infektivi, ku ka një fluks urgjencash ndërsa mbi 10 ambulanca janë rreshtuar në oborr me pacientët brenda që presin të futen në spital.

Spitali Infektiv dhe ”Shefqet Ndroqi” janë në limitet e ezaurimit të kapaciteteve, kurse COVID-3 ka dhe disa shtretër të lirë, sipas autoriteteve.

Ndërkohë shihet që tashmë pacientëve me COVID-19 u duhet të presin jashtë nëpër ambulanca që të lirohet një shtrat dhe të futen ata.

Share This Article