Mbi 10 milionë të infektuar në gjithë botën me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rastet globale me koronavirus kanë tejkaluar shifrën 10 milionë (10,249,741), sipas të dhënave zyrtare nga webfaqja “worldometer”.

Numri mbarëbotëror i vdekjeve si pasojë e virusit ka arritur në 504,490, ndërsa numri i të shëruarve në mbi 5,5 milionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur me mbi 2,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i të vdekurve në këtë vend është mbi 128,437.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve në Amerikën Latine, ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në gjithë botën, me 1,3 milionë raste.

Rusia, India, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu ndër vendet më të goditura në botë.

Kina, vendi ku virusi u shfaq për herë të parë, ka regjistruar 83,512 raste deri më tani, përfshirë 4,634 vdekje dhe 78,460 të shëruar.

Share This Article