Mbi 10 mjete të përfshira/ Aksident i shumëfishtë në autostradën Elbasan–Tiranë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin autostrada Elbasan–Tuneli i Krrabës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dhjetë automjete, pas përplasjes zinxhir.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit zingjir u krijua kaos në qarkullim.

Ndërkohë, Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article