Mbi 100-mijë raste të reja me Covid-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit në botë raportohen mbi 102 mijë raste të reja me COVID-19.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave worldometers.info.

Sipas kësaj faqe, 73 milionë e 284 mijë e 174 persona janë infektuar me këtë virus në botë.

Ndërsa, 1 milionë e 630 mijë e 307 persona kanë vdekur si pasojë e tij dhe 51 milionë e 425 mijë e 757 persona janë shëruar nga ai.

20 milionë e 228 mijë e 110 raste thuhet të jenë aktive me këtë virus në botë, nga të cilat 106 mijë e 449 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në të gjitha shtetet deri tani janë kryer mbi 220 milionë testime për këtë virus.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 46 mijë e 909 raste nga 164 mijë e 548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34 mijë e 155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 551. 

Share This Article