Mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit në botë raportohet të jenë regjistruar edhe 101 mijë e 756 raste të reja të infektuara me koronavirus.

Qindra mijëra raste të infektuara me COVID-19 po vazhdojnë të raportohen në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 2 mijë e 770 viktima.

Deri tani, në gjithë botë numri i të infektuarve ka shkuar në 104 milionë e 487 mijë e 67, derisa 2 milionë e 265 mijë e 79 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve, me gjithsej 27 milionë e 27 mijë e 430 raste, pastaj India me 10 milionë e 778 mijë e 206 raste dhe Brazili me 9 milionë e 286 mijë e 256 raste.

Share This Article