Mbi 100 të ngujuar nga zjarri në Qendrën Tregtare Botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 100 persona kanë mbetur të ngujuar në pjesën e sipërme të një ndërtese në Hong Kong për shkak të shpërthimit të një zjarri, raportuan mediet lokale.

Zjarri shpërtheu në Qendrën Tregtare Botërore të mërkurën, duke nxitur operacion emergjent masiv, shkruan BBC.

Shumë njerëz tashmë janë evakuuar, por në mesin e njerëzve që kanë mbetur brenda thuhet se janë persona që kanë shkuar për të blerë gjësende dhe që kanë shkuar për të ngrënë e pirë në restorante. Deri më tani nuk janë raportuar pasoja në njerëz. Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar.

Zjarri në ndërtesën me 38 kate u raportua rreth gjysmë ore pas mesditës sipas kohës lokale.

Një grua në të gjashtëdhjetat është hospitalizuar për shkak të thithjes së tymit, ndërsa tre persona tjerë kanë raportuar se nuk janë ndier mirë.

Share This Article