Mbi 103 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Asian flu ncov coronavirus over Earth background and its blurry hologram. Concept of cure search and spreading disease. 3d rendering toned image. Elements of this image furnished by NASA

103.593.504 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 239 mijë e 260 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 75 milionë e 214 mijë e 633 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 26 milionë e 767 mijë e 229 raste, pastaj India me 10 milionë e 758 mijë e 619 raste dhe Brazili me 9 milionë e 204 mijë e 731 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 60 mijë e 218 raste nga 233 mijë e 532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 498 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52 mijë e 437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 283.

Share This Article