Mbi 105 milionë të shëruar nga Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Mbi 105 milionë të shëruar nga Covid-19 raportohen në të gjithë botën. Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona. Ndërkohë, India ka shënuar rekord në numrin e rasteve ditore me COVID-19 në 5 muajt e fundit.

Paralelisht me procesin e vaksinimit, numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 105 milionë.

Sipas “Worldometer”, që përpilon të dhënat mbi pandeminë, 105.004.227 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (23.754.391), Indi (11.525.039) dhe Brazil (11.239.099). Më pas radhiten Rusia (4.186.251), Britania e Madhe (3.860.174), Spanja (3.054.725), Turqia (3.035.043), Italia (2.933.757), Gjermania  etj.

Në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 130.325.618 persona dhe duke shkaktuar 2.842.768 të vdekur.

Ndërkohë, India ka arritur nivelin më të lartë të numrit të rasteve ditore në 5 muajt e fundit.

Me 81.466 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave, India radhitet në “vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e katërt për sa i përket numrit të viktimave”.

Share This Article