Mbi 11 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

77 mijë e 827 qytetarë në Kosovë janë prekur nga virusi korona prej 13 marsit 2020-të kur edhe ishin paraqitur dy rastet e para pozitive me këtë virus.

COVID-19 prej atëherë e deri tash mori jetën e 1 mijë e 715 personave, në mesin e tyre edhe një 16-vjeçari nga Komuna e Vitisë.

Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 11 mijë e 58 raste pozitive me COVID-19.

Më së shumti raste së fundmi po rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Komunë e Prishtinës, vetëm në raportin e fundit raportohet për 233 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 574 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

Ndërkohë që pas Prishtinës, Gjakova radhitet e dyta për numrin e rasteve pozitive.

Share This Article