Mbi 12 mijë raste të reja me koronavirus në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

12 mijë e 364 raste të reja të infektuara me koronavirus janë raportuar në Britani në 24 orët e fundit.

Sipas faqes botërorë të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe janë regjistruar 1 mijë e 52 viktima si pasojë e këtij virusi.

Britania e Madhe radhitet e 5’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara.

Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 3 milionë e 972 mijë e 148 raste të infektuara si dhe 112 mijë e 850 viktima.

1 milionë e 950 mijë e 886 persona janë shëruar nga koronavirusi ndërsa 1 milionë e 907 mijë e 412 raste janë aktive me virus.

Deri tani në Britani janë kryer 78 milionë e 860 mijë e 651 testime për COVID-19.

Share This Article