Mbi 1,2 milionë raste me Covid-19 në gjithë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në të gjithë botën janë konfirmuar më shumë se 1,2 milionë raste me koronavirus, sipas të dhënave të përpiluara nga universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Rreth 64 774 persona kanë humbur jetën pas infektimit, ndërsa 246 893 janë shëruar.

SHBA është kthyer në vendin me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me gjithsej 312 146 raste.

Megjithatë, Italia ka numrin më të madh të viktimave, 15 362, e ndjekur nga Spanja me 11 947 viktima.

Share This Article