Mbi 1200 pjesëmarrës/ Rikthehet pas 8 vitesh Festivali Folklorik i Gjirokastrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

GJIROKASTËR- Nga data 24 qershor deri në 1 korrik në Gjirokastër do të rikthehet festivali folklorik. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë më shumë se 1200 artistë. Aktiviteti rikthehet pas 8 vitesh mungesë, ku 12 qarqe të vendet por dhe nga diaspora, do të prezantojnë traditat e tyre, në skenën tradicionale të kalasë.

Festivali Folklorik i Gjirokastrës, zhvillohet çdo 5 vite, por për shkak të tërmetit, pati një ndërprerje të tij. Këtë vit, do të ketë dhe risi. Organizatorët e tij, kanë bërë më dije se nata finale nuk do të ketë çmime.

Për realizimin e këtij festivali do të vihen nga buxheti i shtetit një fond prej 135 milionë lekësh. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968 në Kalanë e Gjirokastrës. Festivali, si një nga evenimentet më të rëndësishme kulturore të vendit.

Share This Article