Mbi 13 milionë raste me Covid-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të infektuarve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në botë ka shkuar në mbi 13 milion. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, deri më tani në botë janë regjistruar rreth 13,042,340 raste me virusin korona.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 3.413.995 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (1.866.176), India (879.466), Rusia (727.162), Peruja (326.326), Kili (315.041), Spanja (300.988), Meksika (299.750), Britania (289.603), Afrika e Jugut (276.242), Irani (257.303), Pakistani (251.625), Italia (243.61) dhe Arabia Saudite (232.259).

Vendet e tjera me të paktën 70 mijë të infektuar janë Gjermania (199.950), Bangladeshi (183.795), Franca (170.752), Kolumbia (150.445), Kanadaja (107.590), Katari (103.598), Argjentina (100.166), Kina (83.602), Egjipti (82.070), Iraku (77.506), Indonezia (75.699) dhe Suedia (74.898).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 571.660 persona. Ndërkaq, rreth 7,6 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Share This Article