Mbi 130000 të vdekur në botë që nga fillimi i pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i vdekjeve në botë nga koronavirusi i ri kapërceu sot pragun e 130000 vdekjeve, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të dhënat e përpiluara nga universiteti amerikan treguan se numri global i vdekjeve arriti në 130 528, ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve të shëruar është mbi gjysmë milion.

Mbi dy milionë raste infektimi janë konfirmuar në të gjithë botën, me mbi 613 187 raste të regjistruara deri më tani vetëm në SHBA, duke e bërë atë vendin me shumicën e rasteve me COVID-19.

SHBA, gjithashtu, ka numrin më të madh të vdekjeve, me 26 950, pasuar nga Italia me 21 645 dhe Spanja me 18 579.

Share This Article