Mbi 1600 viktima nga tërmeti në Mianmar, OKB paralajmëron mungesë të madhe të furnizimeve mjekësore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 1600 njerëz janë vrarë pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin dy ditë më parë dhe që preku edhe vendet fqinje, përfshirë Tajlandën.

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paraljamëruar se ka një mungesë të madhe të furnizimeve mjekësore duke e bërë më të vështirë përgjigjen ndaj fatkeqësisë natyrore.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të pastrojnë rrënojat e ndërtesave të shembura në të dy vendet për të mbijetuar.

Situata më e keqe është në qytetin Mandalay, ku të paktën 694 njerëz kanë vdekur dhe 1,670 të tjerë janë plagosur vetëm në Mandalay, qyteti i dytë i Mianmarit, i cili konsiderohet zona më e goditur. Megjithatë, pasi komunikimet janë dëmtuar, shtrirja e plotë e fatkeqësisë mbetet e vështirë për t’u vlerësuar dhe numri i të vdekurve mund të përkeqësohet ndjeshëm. Në Mandalay të shtunën, një grua u gjet e gjallë nga poshtë rrënojave pasi ishte bllokuar për 30 orë.

Ndër ndërtesat e shembura në Kyaukse, rajoni Mandalay, ishte kopshti i fëmijëve Ëest Mye Mye Kyi, ku shpëtimtarët gjetën trupat e 12 fëmijëve parashkollorë dhe një mësueseje. Më shumë njerëz janë bllokuar brenda ndërtesës së shembur dhe me kalimin e kohës shanset për t’i gjetur ata të gjallë po pakësohen. Sipas raporteve të pakonfirmuara, rreth 50 fëmijë dhe gjashtë mësues janë të zhdukur pas shembjes së ndërtesës.

Sipas gjeologëve amerikanë, kurrë më parë një tërmet i këtij intensiteti nuk ka goditur Mianmarin në më shumë se një shekull.

Në Bangkok, ku një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim u rrafshua si pasojë e tërmetit, një trup i 12-të u gjet vonë të shtunën në mbrëmje.

Share This Article