Mbi 1,8 milionë të shëruar në gjithë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1,8 milionë persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri tani 1 802 271 persona kanë arritur të fitojnë betejën kundër koronavirusit.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA-ja (336 964), Spanja (192 253), Gjermania (152 600), Italia (122 810), Turqia (108 137), Irani (93 147), Brazili (84 970), Kina (78 219), Rusia (63 136) dhe Franca (61 066).

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, kanë humbur jetën 311 400 persona, ndërsa janë regjistruar 4 696 927 raste.

Share This Article