Mbi 2.2 milionë viktima nga Covid-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2.231.004 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

103 milionë e 204 mijë e 738 persona janë infektuar me koronavirus në botë, ndërsa 74 milionë e 862 mijë e 273 janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të ë infektuarve me 26 milionë e 655 mijë e 740 raste dhe 450 mijë e 381 viktima, pastaj India me 10 milionë e 747 mijë e 91 raste dhe 154 mijë e 312 viktima dhe Brazili me 9 milionë e 176 mijë e 975 raste dhe 223 mijë e 971 viktima.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231.

Share This Article