Mbi 2 mijë testime, 8 të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se edhe 301 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka thënë se janë kryer 2 mijë e 325 testime gjatë kësaj kohe.

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se 8 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç)”, thuhet nga IKSHPK.

Njoftimi i ministrit Zemaj:

Të nderuar qytetarë, Sot kemi numrin më të madh të testimeve, 2325. Nga këto mostra, 301 kanë rezultuar pozitiv, me normë pozitiviteti 12.9%.

Kërkoj nga secili që ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe shëndetin publik, sepse, ngarkesat në spitale janë rrezik i shtuar edhe për profesionistët për të ofruar përkujdesje, edhe për pacientët dhe familjet të cilat presin përkujdesje cilësore shëndetësore. Ju bëj ftesë të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë rekomandimet për luftimin e Covid 19. Bashkë ia dalim!Barte maskën!Ruaje distancën!Mbaje higjienën

Share This Article