Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 132,276 viktima në të gjithë botën deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 2 milion, konkretisht 2,023,663.
Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
Deri më tani 507,330 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 27 mijë mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 614 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
Italia deri më tani ka 21,645 viktima ndërkohë 18,579 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 17,188 në Francë.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 12,868 të vdekur dhe 98,476 të infektuar.