Mbi 200 britanikë arratisen brenda natës nga karantina në resort

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Un policier municipal de Bagnes distribue des masques de protection a des skieurs qui font la queue suite a un arret momentane de la telecabine sur le domaine skiable valaisan pendant la crise du Coronavirus (Covid-19) le samedi 28 novembre 2020 a Verbier. La Suisse est actuellement sous pression europeenne autour de l'ouverture des stations de ski. La France va instaurer un isolement de sept jours pour ses citoyens qui tenteront d'aller skier a l'etranger pendant les Fetes. (KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

“Shumë prej tyre kanë qëndruar vetëm një ditë në karantinë dhe pastaj kanë ikur pa u vënë re nën mbulesën e errësirës”

Për shkak të mutacionit të ri, “britanik” të koronavirusit, Këshilli Federal ditë më parë ka urdhëruar karantinë në mënyrë retroaktive për njerëzit që kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar në Zvicër nga 14 dhjetori e tutje.

Ky vendim ka goditur veçanërisht rëndë vendpushimin e skive në Valis. Qindra Britanikë udhëtojnë në këtë vendpushim çdo vit në këtë kohë, transmeton albinfo.ch gazetën “SonntagsZeitung”.

Kështu ishte edhe këtë vit. Mbi 400 njerëz kishin ardhur në Verbier nga Britania. Por, në vend që të futeshin në karantinën dhjetë-ditore, më shumë se 200 prej tyre “janë zhdukur” brenda një nate.

“Shumë prej tyre kanë qëndruar vetëm një ditë në karantinë dhe pastaj kanë ikur pa u vënë re nën mbulesën e errësirës” Kështu është shprehur zëdhënësi i komunës Bagnes, Jean-Marc Sandoz, për gazetën “SonntagsZeitung”.

Hotelierët e kanë marrë vesh ikjen e tyre pasi që ata nuk u ishin përgjigjur  thirrjeve të tyre në dhomat e karantinës. Po ashtu, ata nuk kishin prekur ushqimin që u ishte lënë para dhomave.

“Kjo ishte java më e keqe që ka përjetuar komuna jonë” ka thënë Sandoz për gazetën.

Më e habitshmja është se nuk dihet ku ndodhen ata, kur dihet se gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur fluturime nga Zvicra në Britani të Madhe

Share This Article