Mbi 200 mijë shqiptarë kanë marrë rrugën e emigrimit në Britani gjatë 10 viteve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse kalimi nga Franca drejt Britanisë së Madhe gjithnjë e më shumë po bëhet i rrezikshëm, kjo nuk i ka ndalur shqiptarët të lundrojnë me gomone përmes kanalit të la manshit për të kaluar në vendin ishullor.

Një udhëtim i cili zgjat minimalisht 8 apo 9 orë në det, nuk shihet si shqetësim nga shqiptarët, edhe pse ata vendosin në rrezik veten e tyre, për një jetë më të mirë në Britani.

Të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 5000 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues në periudhën janar-qershor 2022. Gjysma e tyre kanë hyrë në vend me gomone, nga këto, shumica janë të rinj.

Nga viti 2011 deri më 2021 u larguan nga vendi 214 mijë persona, sipas matjeve që vijnë nga metodologjia e emigracionit neto të INSTAT, por në vitin 2022, fenomeni është bërë më agresiv, pasi bizneset në sektorin e tregtisë pohojnë se ka rënie të menjëhershme në konsum, teksa të gjithë sektorët, pa përjashtim edhe ai publik, janë në emergjencë për punonjës.

Monitor shpejgon se në vitin 2021, popullsia e vendit u tkurr me 36 mijë banorë, më shumë se gjysma e Qarkut të Kukësit prej 72 mijë banorësh. Por, zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grupmoshës 20-24 vjeç, që është dhe pjesa më vitale dhe në moshë produktive e popullsisë.

Kjo grupmoshë shënoi rënie me 15 mijë persona, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se te grupmoshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni.

Share This Article