Mbi 25 milionë të infektuar në botë nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën që prej nisjes së pandemisë ka kaluar shifrën e 25 milionëve, më saktë 25,236,271, sipas të dhënave të John Hopkins University.

Ndërsa, kanë vdekur 846,574 persona. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet vendi më i prekur, me gati 6 milionë të infektuar nga të cilët kanë vdekur 183,068 persona.

Brazili vijon të jetë në vend të dytë me më shumë se 3 milionë raste dhe 120.828 vdekje. India është e treta, me 3 milionë infeksione dhe 64.469 vdekje.

Kohët e fundit, rastet e reja globale kanë nisur të rriten sërish me ritme të shpejta. Ndërsa afrohet vjeshta, mjekët tashmë po shohin shenja të një vale të dytë të infektimeve, e cila do të jetë thuajse e pamundur të përballohet derisa të zbulohet vaksina.

Share This Article