Mbi 25,000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar një rritje enorme. Si pasojë janë rritur edhe rastet e vdekjeve.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 16 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa u shënuan mbi 2 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa rastet aktive kanë arritur në mbi 25 mijë.

“Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400. Në total numri i rasteve aktive është 25.407”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.

Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Share This Article