Mbi 27 mijë ukrainas kanë shkuar në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 27 mijë e 100 ukrainas kanë arritur në Britaninë e Madhe që nga e hëna, sipas skemave të veçanta të vizave, njoftoi Qeveria, duke shtuar se më pak se një e treta e numrit të përgjithshëm që u janë lëshuar viza.

Të ardhurit përfshijnë 11 mijë e 100 persona në Skemën e Sponsorizimit të Ukrainës, për ukrainasit që kanë dikë që u siguron strehim. Gjithashtu 16 mijë persona në Skemën Familjare të Ukrainës, për ukrainasit që bashkohen me anëtarët e familjes tashmë në Britani.

Sipas të dhënave të Qeverisë, 59 mijë refugjatë ukrainas të cilëve u janë dhënë viza nuk kanë arritur ende në Britani.

Në fillim të këtij muaji, sekretari i brendshëm britanik kërkoi falje për vonesat zhgënjyese të vizave, pasi sponsorët e mundshëm u ankuan se sistemi ishte shumë i ngadaltë dhe i ndërlikuar.

Në total, më shumë se 5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës, sipas OKB-së.

Polonia ka pranuar mbi gjysmën e atyre – 2.9 milionë njerëz, më shumë refugjatë se çdo vend tjetër./21Media

Share This Article