Mbi 27 milionë të prekur me Covid-19 në të gjithë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 27 milionë e 69 mijë e 726 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është në SHBA – 6.431.160 raste, pasuar nga Brazili (4.123.000), India (4.114.773), Rusia (1.020.310), Peruja (683. 702), Kolumbia (658.456), Afrika e Jugut (636.884), Meksika (629.409), Spanja (517.133), Argjentina (471.806) dhe Kili (420.434).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19, deri tani jetën e kanë humbur 883.771 persona, mbi 19 milionë pacientë janë shëruar dhe 7.015.656 janë ende raste aktive./Atsh/

Share This Article