Mbi 3.1 milionë viktima nga Covid-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i viktimave nga COVID-19 në botë po vazhdon të rritet.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 3 milionë e 115 mijë e 20 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e virusit COVID-19 në botë.

Sipas kësaj faqeje, 147 milionë e 164 mijë e 515 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 124 milionë e 817 mijë e 68 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve, me gjithsej 32 milionë e 789 mijë e 653 raste dhe 585 mijë e 880 viktima, pastaj India me 16 milionë e 960 mijë e 172 raste dhe 192 mijë e 311 viktima dhe Brazili me 14 milionë e 308 mijë e 215 raste dhe 389 mijë e 609 viktima.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 103 mijë e 815 raste nga 517 mijë e 734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

 2 mijë e 125 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Share This Article