Mbi 3 orë pritje për të dalë nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kolona të gjata pritjesh janë krijuar në dy pika të vendkalimeve kufitare brenda territorit të Kosovës.

Shumë qytetarë po përballen me pritje të gjata në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe atij te Dheu i Bardhë.

Të dhënat e bëra publike së fundmi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tregojnë se situata në Merdar është e rënduar, ku kolona ka arritur në dy mijë e 500 metra, derisa pritej po zgjasin mbi tri orë.

Situata momentalisht nuk është e lehtë as të Dheu i Bardhë, ku kolona është e gjatë deri në një mijë metra, ndërsa pritjet në dalje të kësaj pike janë deri në 150 minuta.

Edhe në Jarinjë pritjet kanë shkuar deri në 30 minuta, derisa në pikat tjera kufitare, sikurse në hyrje ashtu edhe në dalje qytetarët kryesisht po presin deri në pesë minuta.

Image
Share This Article