ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Stuhia e fortë dimërore godet 13 shtete të SHBA-së: Mbi 38 cm borë dhe akull 1 minute ago
Netanyahu takohet me dhëndrin e Trump, Jared Kushner për situatën në Gaza 3 minutes ago
Vullkani Kilauea në Havait shpërthen përsëri, llava arrin deri në 400 metra lartësi 6 minutes ago
SHBA kryen një tjetër sulm në Paqësorin Lindor: 6 të vrarë, objektiv dy anije të dyshuara për drogë 9 minutes ago
Donald Trump fal Rudy Giulianin, Mark Meadows dhe aleatë të tjerë, veprimi, simbolik, parandalon akuza të mundshme federale në të ardhmen 11 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Mbi 30 për qind e të rinjve në Kosovë janë të papunë, rreth 70 për qind e femrave janë fuqi joaktive në tregun e punës

albnews by albnews
4 December, 2022
in Kosova
0
Mbi 30 për qind e të rinjve në Kosovë janë të papunë, rreth 70 për qind e femrave janë fuqi joaktive në tregun e punës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Papunësia në Kosovë brenda tre muajve të vitit 2021 kishte shënuar rritje me 1.3 për qind, thuhet në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore, tremujori i katërt 2021“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave (ASK).

Sipas ASK-së, kjo rritje e papunësisë te meshkujt ishte me 1.7 për qind përderisa te femrat 0.2 për qind, duke shtuar se papunësia në tremujorin e katërt të 2021-së ishte 19 për qind.

RelatedPosts

Çfarë dëshmoi Hill në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

“Papunësia më e theksuar është te femrat me 24.1 për qind krahasuar me meshkujt me 17 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup-moshat 15-24 vjeçare me 34.6 për qind. Në tremujorin e katërt të 2021-së, fuqia joaktive ishte mjaft e lartë, me 60.8 për qind me fokus të veçantë te femrat me 77.9 për qind krahasuar me meshkujt me 43.7 për qind”, thekson ASK-ja.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 8 për qind, ku te meshkujt ishte 7.3 për qind përderisa te femrat 9.4 për qind.

Shkalla e papunësisë sipas gjinisë | Burimi: ASK

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë apo 34.6 për qind dhe shkalla e papunësisë te rinia e gjinisë femërore është më e lartë me 43.1 për qind krahasuar me meshkujt me 30.6 për qind.

Në këtë tremujor, të rinjtë në Kosovë kishin dy herë më shumë gjasa të ishin të papunë në krahasim me të rriturit, me asnjë diferencë midis meshkujve dhe femrave.

Shkalla e punësimit për tremujorin e katërt 2021 ishte 31.7 për qind. Punësimi me i lartë ishte te meshkujt me 46.7 për qind, ndërsa punësimi te femrat ishte 16.8 për qind.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 48.6 për qind të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, prodhimit dhe ndërtimtarisë me 38.2 për qind.

Papunësia dhe shkalla e papunësisë sipas gjinisë dhe grup moshës | Burimi: ASK

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 15.1 për qind, prodhimi me 10.4 për qind, ndërtimtaria me 9.1 për qind dhe arsimi me 8.8 për qind.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 46.4 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 53.6 për qind kanë kontratë të përkohshme.

Pagat neto të shumicës së punonjësve ishin midis 400 euro deri 500 për qind në muaj.

93.2 për qind e të intervistuarve raportuan se punojnë me orar të plotë në punën e tyre kryesore. Arsyet e të punuarit me orar të pjesshëm dallojnë midis dy gjinive, pasi gratë, duke marrë përsipër më shumë rolin e kujdesit brenda familjes, reduktojnë orët në dispozicion për punësim.

10.8 për qind e personave të punësuar i përkiste kategorisë së punësimit të paqëndrueshëm. Kjo do të thotë se ata ose janë të punësuar në biznesin e tyre ose kontribuojnë në një biznes familjar. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Stuhia e fortë dimërore godet 13 shtete të SHBA-së: Mbi 38 cm borë dhe akull

Stuhia e fortë dimërore godet 13 shtete të SHBA-së: Mbi 38 cm borë dhe akull

11 November, 2025
Netanyahu takohet me dhëndrin e Trump, Jared Kushner për situatën në Gaza

Netanyahu takohet me dhëndrin e Trump, Jared Kushner për situatën në Gaza

11 November, 2025
Vullkani Kilauea në Havait shpërthen përsëri, llava arrin deri në 400 metra lartësi

Vullkani Kilauea në Havait shpërthen përsëri, llava arrin deri në 400 metra lartësi

11 November, 2025
SHBA kryen një tjetër sulm në Paqësorin Lindor: 6 të vrarë, objektiv dy anije të dyshuara për drogë

SHBA kryen një tjetër sulm në Paqësorin Lindor: 6 të vrarë, objektiv dy anije të dyshuara për drogë

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result