Mbi 300 kandidatë për Çmimin Nobel për paqe 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 300 kandidatura janë propozuar për Çmimin Nobel për paqen, njoftoi sot Akademia e Nobelit.

Sipas Akademisë, në total janë 317 kandidatura, nga të cilat 210 janë individë dhe 107 organizata.

Kjo është hera e katërt që numri i kandidatëve arrin vlera të tilla.

Aktivistja për klimën, Greta Thunberg dhe Lëvizja Demokratike në Hong Kong, janë emëruar nga deputetët në Suedi dhe Norvegji.

Rekordi me 376 kandidatë u vu në vitin 2016, kur juria prej pesë anëtarësh zgjodhi si fitues presidentin e Kolumbisë, Manuel Santos, duke theksuar rolin e tij në përfundimin e luftës civile më shumë se 50-vjeçare.

Në vitin 2019, çmimi Nobel për Paqen iu dha kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed Abiy. Ai u përmend për përpjekjet e tij në zgjidhjen e konfliktit të gjatë kufitar me Eritrenë fqinje dhe përpjekjet për paqe e bashkëpunim ndërkombëtar.

Politikanët, akademikët, ish-fituesit e çmimit për Paqen, drejtorët e instituteve të kërkimit për paqen, si edhe anëtarët aktualë dhe të dikurshëm të Komitetit të Nobelit janë në mesin e atyre që kanë të drejtë të propozojnë kandidatë./ATSH/

Share This Article