Më shumë se 3,000 ushtare dhe police gra në Afganistan që janë trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, rrezikohen të torturohen, burgosen dhe vriten.
Më pak se 20 prej tyre besohet se tashmë kanë arritur të evakuohen pas marrjen së pushtetit në dorë nga talebanët atje.
Mirëpo tani, një kolonel britanik, i cili ka ndihmuar në trajnimin e këtyre grave, ka shprehur frikën se qindra prej tyre mund të jenë vrarë apo burgosur nga talebanët.
Në një deklaratë për Sunday People, koloneli ka thënë se ishte në kontakt me rreth 20 prej tyre, dhe se pas marrjes së pushtetit nga talebanët, komunikimi ka humbur.
“Nuk kam ide se çka ka ndodhur me to. Kjo është e frikshme. Ndihem i turpëruar sepse ne i braktisëm ato. Afganët na besuan”, ka deklaruar koloneli Col Richard Kemp.
Ish-komandanti ushtarak i cili ka shërbyer në Afganistan ka deklaruar se kjo është një sjellje tradhtie ndaj tyre.
“SHBA-ja, Britania dhe NATO-ja kanë zgjedhur t’i braktisin ato, pavarësisht dijenisë së çka mund t’i priste”, është shprehur ai.
Më 13 gusht talebanët e kanë marrë nën kontroll Kabulin, duke bërë kështu që mijëra afganë të afërt me SHBA-në dhe shtetet e Evropës Perëndimore dhe familjet e tyre të evakuohen nga atje.